Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zgjedhur që fjalën e saj për situatën e krijuar me zgjedhjen e postit që ajo mban, e që afati kushtetues përfundon sonte në 23:59, pra atë të presidentit/es, ka vendosur ta thotë vetëm në konferencën që mund ta ketë sot pasdite, duke refuzuar kështu çdo pyetje që është bërë rreth kësaj gjatë prezencës së saj në aktivitet e mbajtura për nder të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.
“Siç iu kam informuar sot është epopeja e UÇK-së kjo është tema kryesore dhe e vetme”, tha ajo, njësoj sikurse deklaroi paradite në hollin e Kuvendit, pas seancës solemne për epopenë.