Goditje e rëndë për Real Madridin vetëm pak orë para ndeshjes ndaj Celta Vigo. Skuadra madrilene ka pësuar një tjetër goditje, pasi edhe David Alaba do të mungojë këtë javë për shkak të problemeve në pulpë.
Mbrojtësi austriak nuk do të jetë i gatshëm për transfertën e radhës, duke shtuar edhe më shumë krizën e lëndimeve te “Los Blancos”. Lista e mungesave është alarmante: jashtë mbeten edhe Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Rodrygo, Eder Militao dhe Dani Ceballos.
Situata komplikohet edhe më shumë me pezullimet e Dean Huijsen, Alvaro Carreras dhe Franco Mastantuono.
Me kaq shumë mungesa në repartet kyçe, Real Madridi përballet me një nga momentet më të vështira të sezonit, ndërsa presioni rritet ndjeshëm para një ndeshjeje që tashmë merr tjetër peshë.