Komisioni për Legjislacion miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin

Prishtinë | 05 Mar 2026 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Komisioni për Legjislacion ka miratuar ndryshimet kushtetuese për presidentin të propozuara nga Vjosa Osmani, të cilat synojnë që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët. raporton Ekonomia Online.

Pas diskutimeve, Komisioni, me 6 vota për dhe 2 kundër ka miratuar kalimin e këtyre amandamenteve për procedim të mëtejmë.

Propozimi parasheh ndryshime në Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në mënyrë që zgjedhja e presidentit të mos bëhet më nga Kuvendi, por përmes votës së drejtpërdrejtë të popullit.

Të ngjashme