Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka prezantuar kandidaten e dytë të kësaj partie për presidente, deputeten Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, raporton Ekonomia Online.
“Konform rregullave, para jush prezantoj ekspozenë e kandidates, doktoreshës Fatmire Mulhaxha-Kollçaku….”
Ndërsa në sallë nuk janë opozita.
Pas kësaj, është mbledhur Komisioni për Legjislacion që të shqyrtojnë kandidaturat e të dy nominuarëve.
“Ftoj komisionin për legjislacion që të mblidhet në sallën N10 dhe të shqyrtojnë kandidaturat e të dy nominuarëve për president dhe pastaj ta paraqesin para Kuvendit”, tha ajo.
Po ashtu VV ka edhe kandidatin e parë për president, e që është Glauk Konjufca, i cili u prezantua nga shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci.