S’ka kuorum, dështon seanca për zgjedhjen e presidentit/es

Prishtinë | 05 Mar 2026 | 23:10 | Nga Ekonomia Online

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit/es, raporton Ekonomia Online.

Por kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se ajo do të vazhdohet në momentin që do të bëhen kushtet.

“Me këtë rast po e ndërpres këtë seancë dhe natyrisht që do ta vazhdojmë në qoftë se plotësohen kushtet…S’ka kuorum për të vazhduar më tutje me votimin. Disa herë iu bëra thirrje deputetëve që mungojnë që të jenë të pranishëm… megjithatë situata është që ata nuk janë të pranishëm, rrjedhimisht nuk i kemi 2/3 e deputetëve. Nuk mund të vazhdojmë me votimin”, tha Haxhiu.

VV kandidoi dy kandidatë për president, Glauk Konjufcën dhe Fatmirë Mulhaxha-Kollçaku, por nuk arriti që të sigurojë pjesëmarrjen e opozitës.

Të ngjashme