Presidentja Osmani mban konferencë për media në orën 08:00

Prishtinë | 06 Mar 2026 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të mbajë sot një konferencë për media në Presidencën, duke filluar nga ora 08:00.

Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Sipas njoftimit, konferenca për media do të zhvillohet në ambientet e Presidencës së Kosovës, ndërsa pritet që presidentja Osmani të adresojë çështje të aktualitetit para mediave.

Detaje të tjera rreth temave që do të trajtohen në konferencë nuk janë bërë ende të ditura.

E një ditë më parë veçse ka përfunduar afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit/es, e ku VV e dërgoi këtë në Gjykatën Kushtetuese, pasi nuk arriti të hedh në votim kandidatët e tyre për president meqenëse nuk kishte kuorum.

Të ngjashme