Abdixhiku: Mirëpres dekretin e Presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit

Prishtinë | 06 Mar 2026 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbështetur dekretin dhe qëndrimin e presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin.

Ai tha se zgjedhjet nuk ishin asnjëherë alternativa e preferuar e LDK-së.

Ai tha se zgjedhjet nuk ishin asnjëherë alternativa e preferuar e LDK-së, por theksoi janë të gatshëm të marrin pjesë në konsultime për caktimin e zgjedhjeve.

“Mbështes dhe mirëpres, siç edhe pritej, dekretin dhe qëndrimin e Presidentes së Republikës Vjosa Osmani Sadriu, për shpërndarjen e Kuvendit. LDK vlerëson përgjegjësinë dhe qartësinë kushtetuese të treguar në këtë vendim nga ajo, në mbrojtje të rendit kushtetues dhe funksionimit normal të institucioneve të Republikës. Dështimi politik, bashkë me tendencat e rrezikshme të imponimit e improvizimit, nuk mund të prodhojnë as debate artificiale politike e as zvarritje procedurale që do ta shndërronin Republikën tonë në një vend pa norma dhe pa rregulla. Në këtë frymë, jemi të gatshëm të marrim pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe t’i drejtohemi qytetarëve për zgjidhjen e re demokratike. Zgjedhjet nuk ishin asnjëherë alternativa e preferuar e LDK-së. Përkundrazi, ato ishin krejt të panevojshme dhe lehtësisht të shmangshme. Fatkeqësisht, apetitet për kapje njëpartiake të të gjitha pozitave shtetërore parandaluan çdo kompromis eventual. Tani vendimi i takon qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në demokraci, fjala e fundit gjithmonë i takon sovranit”, ka shkruar Abdixhiku.

Të ngjashme