Sallahu: Dekreti është qartazi kundërkushtetues, nuk mund të shpallen zgjedhjet e parakohshme

Prishtinë | 06 Mar 2026 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se dekreti të cilin sot e nxori presidentja Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është kundërkushtetues.

“Dekreti është qartazi kundërkushtetues. Andaj, nuk mund të shpallen zgjedhjet e parakohshme mbi një bazë kushtetuese inekzistente. Kriteret e nenit 86 dhe 82 par 1.3 të Kushtetutës mbi të cilat është bazur dekreti nuk janë përmbushur për ta dërguar vendin në zgjedhje.  Konsideroj që Kuvendi duhet t’i zhvillojë punimet përderisa kemi dekret qartazi kundërkushtetues dhe përderisa Gjykata Kushtetuese të vendos për kërkesën që është dërguar dhe që mund të dërgohet në të ardhmen për rastin konkret”, ka shkruar ai.

Të ngjashme