Tahiri: Kushtetutshmëria është e shenjtë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese do t’i japë fund amullisë

Prishtinë | 09 Mar 2026 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në vend, duke thënë se Kosova është në pritje të vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me çështjet që erdhën si pasojë e moszgjedhjes së presidentit.

Në një postim në Facebook, Tahiri theksoi se kushtetutshmëria duhet të mbetet mbi çdo përplasje politike dhe se vendimi i Gjykatës do t’i japë fund situatës aktuale që, sipas saj, është e mbushur me polemika.

“Kosova është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese – kushtetutshmëria është e shenjtë dhe do t’i japë fund kësaj amullie përplot polemika, kësaj radhe mes Osmanit dhe Kurtit”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme