Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë

Prishtinë | 09 Mar 2026 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë znj. Blanca Hereza Atienza, ushtruese e detyrës së shefes për Operacione Aktuale në Divizionin e Operacioneve të Stafit Ndërkombëtar në selinë e NATO-s.

Gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon, ndërsa gjeneralmajor Ulutaş ka riafirmuar përkushtimin e tij për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.

“Nga KFOR bëhet e ditur se misioni vazhdon të zbatojë mandatin e tij në përputhje me Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, theksohet se KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secila në rolin e saj si reaguese ndaj çështjeve të sigurisë në vend.

Të ngjashme