Zëvendësministri i Drejtësisë, Genc Nimoni, priti sot në takim përfaqësuesit e zyrës për çështje ligjore dhe asaj për bashkëpunim në kuadër të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Fotini Antonopoulou, Alfons Lentze dhe Afërdita Smajli Kalaja.
Gjatë këtij takimi, fokus i diskutimit ishte Reforma në Drejtësi, Agjenda Legjislative, Plani i Rritjes dhe Agjenda Evropiane e Reformave.
“Në këtë drejtim, palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe konfirmuan angazhimin në drejtim të avancimit tutje të këtyre proceseve. Zëvendësministri Nimoni, shprehu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe angazhimin në drejtim të forcimit sundimit të ligjit, në jetësimin e proceseve reformuese në drejtësi si dhe në realizmin e Agjendës Legjislative dhe asaj evropiane të reformave”, thuhet në njoftim.