Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, deklaroi se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është një nga figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar, me rolin dhe veprimet e tij e lidershipin e tij.
“Ka qenë lider që e ka transformuar situatën që e kemi sot të shqiptarëve në Ballkan, përkatësisht kosovarëve. Edhe liria, edhe shteti edhe të gjitha këto. Pra, Albini duhet me u pajtu me të gjitha këto, me këtë realitet që nuk mundet me u krahasu me Hashim Thaçin, as në liri, as në rezultate e as në aspekte tjera”, tha Tahiri në Klan Kosova.
Ai theksoi se Hashim Thaçi e ka mposhtur Albin Kurtin, në të gjitha zgjedhjet kur kishte garuar.
Tahiri tha se Kurti nuk mund të bëhet Hashim Thaçi i 2-të.