Alpinistet Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi nderohen me pulla postare nga Ministria e Ekonomisë

Prishtinë | 18 Mar 2026 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Në një ceremoni të veçantë, alpinistet kosovare Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi u nderuan me pulla postare, një iniciativë që vlerëson arritjet e tyre dhe promovon alpinizmin kosovar. Ky emetim i veçantë synon të nderojë gratë që, me guxim dhe përkushtim, kanë lartësuar emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gjatë aktivitetit, ministrja Artane Rizvanolli përgëzoi dy alpinistet për qëndrueshmërinë, sukseset dhe përfaqësimin e denjë të Kosovës në ngjitjet e majave më të larta të botës. Ndërsa ministri i Kulturës, Hajrullah Jagxhiu, theksoi rëndësinë e promovimit të aktiviteteve në natyrë dhe frymëzimin që rrëfimet e tyre u japin të rinjve.

Të ngjashme