“Ti nuk ke argumente, zero”, Shëndriti në përplasje të ashpër me Juelën

Prishtinë | 19 Mar 2026 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Dita e sotme (e enjte) ka sjellë një tjetër përplasje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5.

Gjithçka nisi nga një debat mes Selin dhe Juelës, një situatë që tërhoqi vëmendjen e Shëndritit.

Në një moment kur biseda mes vajzave po tensionohej, Shëndriti ndërhyri në përpjekje për të dhënë një perspektivë më të qartë, por kjo lëvizje e tij u prit me rezistencë nga Juela, e cila e ktheu menjëherë fokusin e debatit drejt tij.

Përballë Juelës, gazetari nga Kosova ruajti qetësinë dhe vuri në dukje mungesën e thelbit në pretendimet e saj.

Ai e sfidoi atë të fliste me fakte, duke i thënë: “Ti nuk ke argumente, nuk mundesh të argumentosh asnjë fjalë tënden që ia thua dikujt”.

Në shtëpi ndërkaq po vazhdojnë debatet e ashpra ndërmjet banorëve të këtij edicioni.

Të ngjashme