Romeo Veshaj ka rrëfyer për herë të parë se lidhja e tij me Heidi Baci, e nisur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 3, përfundoi pas tre muajsh jashtë kamerave.
Ai tha se ndarja u bë me respekt, pasi vizionet e tyre për të ardhmen nuk përputheshin.
“Lidhja ime me Heidin përfundoi me respekt. U njohëm brenda, qëndruam tre muaj jashtë dhe nuk funksionoi. Kishim mendime të ndryshme për jetën,” u shpreh ai, duke mbyllur kështu çdo hapësirë për aludime mbi konflikte të mundshme.