Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së ka thirrur për sot protestë për të kundërshtuar ekspozitën e vendosur në sheshet e Prishtinës, që shfaqi paqartësi rreth masakrave të kryera në Kosovë.
Ekspozita u kritikua për shkak të mënyrës siç u përshkrua masakra e Dubravës.
Por, ka pasur edhe kritika edhe për numrin e dhënë të viktimave.
Janë publikuar edhe pankartat që do të mbahen sot.