Dyshohet se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar afër komunës së Prishtinës, në lagjen Arbëria.
Ekonomia Online ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se prezent janë edhe policia e Kosovës, ndërsa lokacioni është rrethuar me shirita.
Akoma nuk dihen rrethanat dhe detaje të tjera nga incidenti.
Ekonomia Online ka kontaktuar Policinë dhe posa të ketë një përgjigje zyrtare, do të ju mbajë të informuar.