Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar lidhur me ekspozitën që ka nxitur debate publike për gabime në të dhënat historike Sipas saj, situata tregon se Kosova ende ka nevojë për të dhëna institucionale të besueshme dhe të sakta, raporton Ekonomia Online.
“Shprehim solidaritetin dhe bashkëndjejmë me familjarët e viktimave por edhe me të mbijetuarit e masakrave të luftës së fundit në Kosovë, gjegjësisht të gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Po ajo që kemi vërejtë gjatë reagimeve dhe debatit publik të këtyre ditëve, sjell në pah disa gjëra shumë të rëndësishme. E para, se neve si shtet akoma na duhet shumë punë që të kemi të dhëna institucionale të besueshme dhe të sakta. Kjo e dëshmoi se gabimet ndodhin. Unë besoj që është thjesht problematike, domethënë gjithë kjo situatë dhe debati po bëhet pas një ekspozite, gjithsesi pas identifikimit të mangësive nga në radhë të parë deputeti jonë zotëri Enver Dugolli, dhe pastaj edhe ministri të cilët i adresuan publikisht këto tema”, tha ajo.
Nagavci tha se bashkë me kryekuvendaren Albulena Haxhiu gjatë vizitës së ekspozitës kanë diskutuar rreth të dhënave se sa e rëndësishme është të jenë të sakta.
“Por ne e dimë se kjo ekspozitë, domethënë është bazuar në një libër i cili i ka të dhënat dhe ne edhe gjatë vizitës bashkë me zonjën Haxhiu në ekspozitë, kemi diskutuar këtë temë se sa është e rëndësishme që të kemi të dhëna të sakta. Në këtë pikë, përtej debatit politik që po bëhet dhe përtej asaj që ndoshta për të goditur politikisht parti të caktuara në këtë rast LVV-ja është për të goditur edhe qeverinë është një e vërtetë e pamohueshme që fatmirësisht tashmë ne e kemi Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit, i cili u miratua, u funksionalizua gjatë qeverisë Kurti”, tha ajo.
