I riu që vdiq tragjikisht në Austri s’ishte shtetas kosovar

Prishtinë | 31 Mar 2026 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

18-vjeçari i cili vdiq tragjikisht pas një aksidenti në Zwettl an der Rodl, në rajonin Urfahr-Umgebung, është shtetas austriak.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv policia austriake, e cila shtoi se viktima kishte lindur në Linz, dhe i njëjti jetonte aty.

Nga ky aksident, lëndime kanë pësuar edhe persona të tjerë.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje tragjike.

Të ngjashme