Mblidhet Qeveria – shqyrtohen masat për produktet bazë

Prishtinë | 03 Pri 2026 | 07:51 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje ditën e sotme.

Pikërisht, në këtë mbledhje, ekzekutivi pritet të shqyrtojë projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Një ligj i tillë në mandatin e shkuar, për çmimet tavan, ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme, që nga shkurti edhe në Kosovë ka nisur shtrenjtimi i naftës dhe i disa produkteve tjera.

Në rend dite, në mbledhjen e Qeverisë janë edhe disa pika të tjera.

Të ngjashme