Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se Irani ka 48 orë kohë për të “bërë një marrëveshje” ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit përpara se “Ferri të mbretërojë mbi ta”.
Në një postim në Truth Social, ai shkruan: “A ju kujtohet kur i dhashë Iranit dhjetë ditë kohë për të BËRË NJË MARRËVESHJE ose për ta HAPUR NGUSHTICËN E HORMUZIT. Koha po mbaron”, shkruan BBC, raporton KlanKosova.tv.
“48 orë para se i gjithë Ferri të mbretërojë mbi ta. Lavdi Zotit! Presidentit DONALD J. TRUMP.”
Më 27 mars, Trump njoftoi se po ndalonte çdo sulm ndaj centraleve të energjisë iraniane për 10 ditë nga ajo kohë.
Në një postim tjetër pak më parë, duke folur kryesisht për përfitimet që tarifat i kanë sjellë ekonomisë amerikane, ai e mbylli me: “E gjithë kjo dhe, njëkohësisht, heqja qafe e një Irani Bërthamor. MAGA!!!”