Gjenden pa shenja jete dy emigrantë sirianë, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin

Prishtinë | 04 Pri 2026 | 18:27 | Nga Ekonomia Online

Në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë, në Korçë, janë gjetur pa jetë dy emigrantë të paligjshëm sirianë, rreth 25 dhe 30 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, ata nuk kanë shenja dhune dhe dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta, shkruan Abcnews,al, raporton KlanKosova.tv.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Të ngjashme