Arteta pas humbjes nga Southampton: Ishim të dobët, e paguam çmimin

Prishtinë | 05 Pri 2026 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Arsenali është eliminuar nga FA Cup, pasi mbrëmë pësoi humbje në çerekfinale nga Southampton, me rezultat 2-1.

Pas kësaj humbje, trajnerini “Topçinjëve” Mikael Arteta, ka thënë se e paguan çmimin pasi ishin të dobët në mbrojtje, shkruan IndeksOnline.

“Natyrisht, jemi shumë të zhgënjyer. Donim të riktheheshim sa më shpejt në Wembley, por nuk ia dolëm, ndaj së pari, urime Southamptonit për kualifikimin.

Ndeshja pati momente, ne patëm periudhat tona me dominim të madh, me raste dhe situata pranë zonës, por nuk i shfrytëzuam sa duhet. Pastaj duhet të pranojmë se ishim të dobët në mbrojtje pranë zonës sonë, aty ku zakonisht jemi shumë të fortë. E paguam çmimin për këtë.”, deklaroi Arteta.

Spanjolli po ashtu foli edhe për dy garat e tjera, Premier Ligë dhe Champions League, ku Arsenali synon të fitoj trofe.

“Na pret periudha më e rëndësishme në të dy garat dhe pikërisht tani, kur kalon një moment të vështirë në sezon, duhet të tregosh se nga çfarë je i bërë, tani është momenti të tregojmë kush jemi.”, shtoi Mikael Arteta.

Të ngjashme