Kombëtarja e Italisë po kalon një nga momentet më të vështira.
Pas dështimit të kualifikimit në Kupën e Botës, Presidenti i Federatës, Gabriele Gravina dha dorëheqje e po ashtu edhe trajneri, Gennaro Gattuso.
Një nga emrat për të zëvendësuar ish-legjenden e Milanit, është Simone Inzaghi.
Por trajneri aktual i Al Hilal ka refuazuar këtë post, pasi ka deklaruar se ështëi lumtur në Arabi.
Unë në vend të Gattusos? Jam i nderuar, por në Arabi po jetoj jo mirë, por më shumë se mirë dhe kam edhe një vit në kontratën me Al Hilal.
Në Arabinë Saudite gjeta një situatë fantastike në shumë këndvështrim, stili i jetës, infrastrukturat sportive dhe jo sportive, qetësia që të shoqëron edhe në një punë që mund të jetë stresuese si e imja.
Më vjen keq që Italia nuk do të jetë në Botëror për të tretën herë radhazi, jam italian 100%, vëllai im edhe e ka fituar një të tillë. Jam i sigurt se futbolli italian do të rimarrë veten shpejt.”, ka deklaruar Simone Inzaghi.