Haradinaj merr pjesë në varrimin e Dom Kelmend Spaqit, thotë se shërbimi ndaj atdheut nderohet përjetë

Prishtinë | 06 Pri 2026 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Dom Kelmend Spaqi, u varros sot në Velezhë të Prizrenit.

Prifti shquhet për veprimtarinë atdhetare në Kishën e Gllogjanit, duke i mbrojtur edhe civilët shqiptarë nga forcat serbe.

Në varrimin e tij , mori pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Shërbimi ndaj atdheut nderohet përjetë. Nderime Don Kelmend Spaqit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme