Kongo pranon të marrë të dëbuarit nga ShBA

Prishtinë | 06 Pri 2026 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Republika Demokratike e Kongos ka rënë dakord të pranojë migrantë të deportuar nga SHBA-të, të cilët nuk janë vetë kongolezë, sipas një marrëveshjeje që hyn në fuqi këtë muaj, thanë zyrtarët.

Ministria e Komunikimit tha se ishte ngritur një sistem i përkohshëm pritjeje, ndërsa në kryeqytet, Kinshasa, ishin përzgjedhur ambiente për të akomoduar të mbërriturit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Mbështetja logjistike dhe teknike” do të ofrohet nga SHBA-të, thuhet në deklaratën e së dielës, duke shtuar se qeveria kongoleze nuk do të mbajë asnjë kosto financiare për skemën.

Qeveria nuk tha se sa të dëbuar do të pranonin. SHBA-të tashmë i kanë dërguar të dëbuarit në disa vende të tjera në Afrikë, si pjesë e masave të ashpra të Uashingtonit kundër imigracionit.

Të ngjashme