Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar në Obiliq, njëri prej tyre i mitur.
Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.
Njoftimi i plotë:
Rr. Tropoja, Obiliq 06.04.2026, 19:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë- njëri prej tyre i mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas tretmanit mjekësor të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.