Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Llaushe të Skenderajt, kanë bërë të ditur autoritetet policore.
Sipas njoftimit, rasti është raportuar sot rreth orës 10:00 nga familjarët e viktimës, i cili ishte i gjinisë mashkullore dhe rreth 39 vjeç.
“Sot, rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Llaushe të Skenderajt, nga familjarët është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore, rreth 39 vjeçar”, thuhet në komunikatë.
Policia njofton se njësitet përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
“Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet më tej.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Rasti është iniciuar si ‘hetim i vdekjes’ dhe hetimet janë duke vazhduar”, thotë njoftimi i policisë.