Presidenti amerikan, Donald Trump pak orë pasi njoftoi armëpushimin me Iranin, tha se ShBA-të kishin arritur “gjithçka që donin të bënin ushtarakisht” në Iran dhe se ishte “një fitore e plotë nga kjo pikëpamje dhe çdo pikëpamje tjetër”.
Ai tha se mendonte që marrëveshja “është e mirë”, por nëse nuk është, ShBA-të do të kthehen në luftë: Ne kthehemi menjëherë tek ajo, shumë lehtë”, tha ai në një telefonatë për Sky News, transmeton Klankosova.tv.