Një rast i dhunës në familje është raportuar në Kamenicë, ku një person ka përfunduar në pranga pas një konflikti fizik.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar të marrë trajtim mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
“Kamenicë / 08.04.2026 – 09:56. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.