Haxhiu kujton masakrën në Lagje të Re dhe në Rakoc: Sakrifica e dëshmorëve e martirëve duhet të ruhet

Prishtinë | 09 Pri 2026 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 9 prillin e vitit 1999, një nga ditët më të rënda të luftës në Kosovë.

Në një postim në Facebook, ajo ka nderuar të rënët e asaj dite, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimit dhe sakrificës së tyre.

“Në mesin e tyre kishte burra dhe gra, por edhe djem dhe vajza të reja, që nuk zgjodhën të tërhiqen përballë dhunës, por të qëndrojnë. Emra si Luminije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu dhe Mukadeze Muhaxheri-Lika mbeten dëshmi se sakrifica për liri nuk ka qenë kurrë e njëanshme, por e përbashkët, e barabartë dhe e pakushtëzuar. Sot, 27 vjet më pas, i kujtojmë me nderim të gjithë të rënët e 9 prillit, me përgjegjësinë që kjo sakrificë të ruhet e plotë, ashtu siç ishte edhe qëndresa e tyre. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, shkroi Haxhiu.

Të ngjashme