Seanca për Kosovën në OKB, Shefi i UNMIK-ut: Shpresoj për një takim Kurti-Vuçiq në të ardhmen e afërt

Prishtinë | 09 Pri 2026 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka marrë fjalën i pari në seancën për Kosovën në Kombete e Bashkuara.

Ai ka folur për procesin e dialogut, nevojën për implementimin e Marrëveshjeve të Dialogut, përfshirë Asociacionin dhe për mundësinë e një takimi të nivelit të lartë në mes të kryeministrtit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçic.

“Progresi është i mundur. Beogradi e Prishtina duhet të vazhdojnë momentumin, duke vazhduar implementimin e marrëveshjeve, përfshirë Asociacionin. Shpresoj që një takim i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq të mbahet në të ardhmen e afërt”, ka deklaruar ai.

Kosova në këtë takim përfaqësohet nga zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili do t’i paraqesë pikëpamjet e Republikës së Kosovës në KS të OKB-së.

Të ngjashme