Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka diskutuar raportin për Kosovën.
Në fjalën e saj, përfaqësuesja e Britanisë së Madhe deklaroi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ishte shkelje e të drejtës ndërkombëtare.
Tutje, ajo iu bëri thirrje shteteve anëtarëve të Kombeve të Bashkuara që sa më shumë ta njohin Kosovën si shtet.
Ajo kërkoi nga Serbia sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për sulmin në Banjskë përfshirë edhe Millan Radoiçiq.
“Gjithashtu bëjmë thirrje për llogaridhënie kundër KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023”, deklaroi ajo para të pranishmëve.