Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KPM-së ka dështuar që të shqyrtojë listën e kandidatëve të nominuar për KPM, raporton Ekonomia Online.
Kjo, për shkak të mosverifikimit të kandidatëve se a i plotësojnë kushtet për të kandiduar për anëtar të KPM-së.
Anëtarja e këtij komisioni nga ardhët e AAK-së, Time Kadrijaj tha se fillimisht duhet që departamenti ligjor t’i finalizojë listat.
“Departamenti Ligjor duhet t’i shohë, t’i trajtojë, për shembull listën e kandidatëve, kush i plotëson kushtet me kalu fazën e intervistimit e kush jo. Pashë se deri të martën është pushim, nëse Departamenti Ligjor është në pushim, a mundet me i trajtu? Pata dëshirë me na sjellë listën finale”, tha Kadrijaj.
“Kështu që, stafi i komisionit ad-hoc ta bëjë një grup në WhatsApp, komisioni ad-hoc për çështjen në fjalë për t’i gjetur dhe t’i kemi informatat, sepse mua një javë s’më ka funksionuar e-maili zyrtar edhe s’kam pasur asnjë informatë. S’mund me marrë pjesë në komision, pozicionimin që e kemi në komision s’kam marrë pjesë për shkak se s’kam pasur informatë. Kështu që, stafi le ta bëjë një grup në ËhatsApp, është më praktik, le të na informojnë edhe një herë, edhe një ditë para seancës ju rikujtoj se nesër do të mbahet komisioni ad-hoc për këtë çështje. Edhe njëherë, Departamenti Ligjor le t’i caktojë kush i plotëson kushtet, nuk jemi ne deputetët që mundemi me i trajtu, edhe zyrtarisht me i trajtu. Atëherë po veprojmë kështu, ne po i kërkojmë administratës që këtë punë me e trajtu konform kushteve të konkursit. Për shkak se këtu është e çuditshme, shumica e kandidatëve s’e kanë sjellë certifikatën e lindjes, veç nëse s’ka qenë e kërkuar e njëjta. Edhe ata, në bazë të thirrjes që është bërë për konkurs, t’i trajtojnë në kriteret që i kanë”, tha Kadrijaj.
