Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku po mbahet seanca për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018.
Gjatë deklarimit në gjykatë, ministri Sveçla tha se veprimi i tyre ka qenë politik dhe se nuk e ndien veten fajtor.
“Nuk e ndiej veten fajtor… akti ynë ka qenë një akt tërësisht politik, me qëllim jo të pengojmë personat në kryerjen e detyrës zyrtare, por të parandalojmë faljen ose shitjen …e hektarëve tokë të Republikës së Kosovës”, tha ai, raporton KlanKosova.
Ndërkohë, Gjykata ka vendosur ta ndajë procedurën penale ndaj Sveçlës nga ajo e të pandehurve të tjerë në këtë rast.