Me 63 vota për, 19 kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, raporton Ekonomia Online.
Për këtë pati kundërshtime nga partitë opozitare duke akuzuar qeverinë se nuk do të ketë ndikime përkundër inflacion.
Gjithashtu paritë opozitare kritikuan për thirrjen për seancën e jashtëzakonshme.