Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me deputetë dhe ministra të kabinetit të tij, kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të Albulena Haxhiut, ushtrueses së detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetares së Kuvendit.
Ceremonia mortore është mbajtur në fshatin Lupç të Podujevës, ku i ndjeri u përcoll për në banesën e fundit.
Në varrim kanë qenë të pranishëm edhe shumë figura të tjera nga skena politike, përfshirë përfaqësues të partive opozitare, të cilët kanë shprehur ngushëllimet për familjen Haxhiu.