Ivanka Trump viziton Shqipërinë, pritet takim me kryeministrin Rama

Prishtinë | 12 Pri 2026 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Ivanka Trump ka mbërritur për një vizitë në Shqipëri, ku po qëndron në qytetin e Vlorës.

Sipas raportimeve, ajo ka arritur mbrëmjen e së shtunës dhe është akomoduar në vilat qeveritare në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Gjatë vizitës së saj, pritet që Edi Rama ta takojë atë në Vlorë, ku kryeministri do të zhvillojë edhe disa aktivitete dhe inspektime në zonë.

Vizita e Ivanka Trump ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike, ndërsa detaje të tjera rreth agjendës së saj nuk janë bërë ende publike.

Të ngjashme