Zyrtare: Malisheva ndahet me trajnerin Elon Berisha

Prishtinë | 12 Pri 2026 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

FC Malisheva ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me kryetrajnerin Elon Berisha, si dhe me ndihmës trajnerët Kastriot Rexha dhe Fitim Shabani.

Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë me marrëveshje të dyanshme pas ndeshjes së fundit, ku trajneri ka marrë përgjegjësinë për rezultatet dhe në bashkëpunim me menaxhmentin është arritur marrëveshja për përfundimin e bashkëpunimit.

Klubi nga Malisheva ka shprehur falënderim për kontributin e tyre gjatë kësaj periudhe, duke vlerësuar profesionalizmin, korrektësinë dhe përkushtimin e stafit teknik, si dhe rezultatet e arritura me dinjitet dhe sakrificë.

Në komunikatë theksohet gjithashtu se dyert e klubit mbeten të hapura për ta edhe në të ardhmen, ndërsa FC Malisheva do të analizojë me kujdes hapat e radhës për të vazhduar drejt objektivave të saj sportive.

Të ngjashme