Me 5 vota kundër dhe 4 për, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka votuar kundër propozimit që anëtarët e këtij komisioni të realizojnë një vizitë në Kampin “Enver Zymberi” në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.
Propozimi ishte bërë nga deputetja e AAK-së, Arbana Bytyqi, me arsyetimin për të parë nga afër kushtet në këtë kamp. Për këtë propozim votuan deputetët e opozitës, ndërsa kundër dolën deputetët e pozitës, duke theksuar se në këtë kamp nuk mund të ketë qasje kushdo.
Kryesuesi i Komisionit, Mefail Bajqinovci, tha se hyrja në këtë kamp është e kufizuar.
“Unë pikërisht e thash që nuk mund të jetë në Kampin Enver Zymberi çdokush”, tha ai.
