Sekuestrohen granata dore, radiolidhje e municion në Zubin Potok – Sveçla publikon pamje

Prishtinë | 16 Pri 2026 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se sot në gjashtë lokacione në Zubin Potok, Policia e Kosovës pas bastisjeve ka sekuestruar armatim të llojeve të ndryshme, radiolidhje, granatë dore, uniforma ushtarake si dhe 213 copë municion.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Sveçla ka shkruar se provat e siguruara gjatë këtij operacioni dëshmojnë përpjekje të vazhdueshme për veprimtari të kundërligjshme me potencial për të cenuar sigurinë dhe stabilitetin në vend.

Sveçla, ka publikuar pamje nga municioni i sekuestruar gjatë këtyre bastisjeve, duke thënë se këto prova dëshmojnë për përpjekje për cenimin e sigurisë në vend.

Postimi i tij i plotë:

Pas bastisjeve të zhvilluara në gjashtë lokacione në Zubin Potok, Policia e Kosovës ka sekuestruar sot armatim të llojeve të ndryshme, radiolidhje, granatë dore, uniforma ushtarake si dhe 213 copë municion.

Provat e siguruara gjatë këtij operacioni dëshmojnë përpjekje të vazhdueshme për veprimtari të kundërligjshme me potencial për të cenuar sigurinë dhe stabilitetin në vend. Institucionet shtetërore të sigurisë do të reagojnë me vendosmëri të plotë ndaj çdo individi apo grupi që përmes veprimeve kriminale paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe vendit tonë.

Rendi, ligji dhe siguria në Republikën e Kosovës mbeten prioritet institucional. Çdo veprim që rrezikon këto parime do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe pa asnjë kompromis.

Të ngjashme