Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me homologun e tij nga Belgjika, Maxime Prévot kanë bërë homazhe pranë kompleksit memorial “Heroinat”, raporton Ekonomia Online.
Homazhet u bënë pas takimit që dy homologët kishin së bashku.
Prévot do të zhvillojë takim edhe me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
