Çitaku: Shteti dhe pavarësia që gëzojmë sot ka ardhur me një çmim dhe me një sakrificë të lartë

Prishtinë | 18 Pri 2026 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Deputetë dhe anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe pranë shtatores së “Zahir Pajazitit” për nder të ditës së dëshmorëve të kryeqytetit, raporton Ekonomia Online.

Vlora Çitaku deputete e kësaj partie tha se liria e Kosovës ka ardhur me sakrificë të lartë.

“Sot nderojmë dëshmorët dhe heronjtë e Prishtinës. Liria jonë, shteti, pavarësia, çdo gjë që gëzojmë sot ka ardhur me një çmim dhe me një sakrificë të lartë. Dhe për ne që jemi gjallë sot dhe që marrim frymë, sa herë që e humbim rrugën vijmë këtu, dhe rrugëtimi dhe amaneti është udhërrëfyesi ynë për hapat që na presin. Sigurisht nderim i përjetshëm për dëshmorët, për heronjtë, për ata që dhanë gjithçka që ne sot të jemi të lirë”, tha Çitaku.

Të ngjashme