Rama pas homazheve te “Zahir Pajaziti”: Dëshmorët sakrifikuan gjithçka që ne sot ta kemi lirinë

Prishtinë | 18 Pri 2026 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama për nder të ditës së dëshmorëve të kryqyetit ka uruar të gjithë qytetarët, pas homazheve që ka bërë tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”.

Ai tha se çdo vit po punohet që të përkujtohen dëshmorët që kanë vdekur për liri.

“Përshëndetje të nderuara media, faleminderit sot që keni dalë këtu me na u bashku në nderimet tona vjetore që i bëjmë për dëshmorët tanë, për heronjtë tanë, të cilët kanë sakrifiku çdo gjë që sot ta kemi paqen, ta kemi lirinë, ta kemi demokracinë.

Jam këtu së bashku edhe me zotërinë Sylë Vitia, i cili tash e dini që e kemi për herë të parë tash e katër vite zyrën e cila i përfaqëson organizatat e dalura nga lufta edhe mundohemi që ta lartësojmë çdo vit e më shumë edhe këtë betejën e madhe, luftën e madhe që e kanë bërë edhe sakrificën e madhe që e kanë dhënë heronjtë tanë, dëshmorët tanë, jo vetëm në Prishtinë po në të gjitha vendet e Kosovës e më gjerë.

Prandaj sot ju uroj të gjithë qytetarëve të kryeqytetit edhe të gjithë Kosovës që tash t’fillojmë ta festojmë paqen, ta festojmë lirinë edhe të kemi gjithmonë respektin për më të dashurit tanë, për heronjtë tanë, për dëshmorët e popullit tonë. Lavdi”, tha Rama para mediave.

Kurse, Naser Pacolli nga shoqata e veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve të Prishtinës tha se sot është ditë krenarie për dëshmorët të cilën kanë lënë pas vetes gjithcka.

“Jemi këtu sot për të nderuar dëshmorët në komunën e Prishtinës unë si përfaqësues i shoqatës së familjeve të dëshmorëve. Janë vizitat e vendeve memoriale, kështu që sot fillojmë në kompleksin memorial varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, sheshi Zahir Pajaziti, shtatorja e Zahir Pajazitit, do të fillojmë me varrezat e dëshmorëve në të gjitha vendet e rënies së tyre dhe Makoc, Marec, prej të gjitha vendeve ku përfaqëson nga komuna e Prishtinës. Sot është një ditë e veçantë por është edhe krenare sepse dëshmorët ndoshta kanë jetuar pak por kanë lënë vepra shumë. Kështu që lavdi dëshmorëve, lavdi të gjithë atyre që kanë kontribuar për çlirimin e vendit”, tha Pacolli.

Të ngjashme