Fluksi i pacientëve në Klinikën e Onkologjisë, u pa dukshëm më shumë gjatë të martës dhe të mërkurës.
QKUK e ka pranuar këtë, megjithatë është arsyetuar se për shkak të festave të fundit, ka shtim të numrit të pacientëve dhe pritje më të gjata se zakonisht.
Mirëpo radhët e gjata nuk janë të rralla edhe jashtë këtyre situatave.
Situata rëndohet ende më shumë për ata që vijnë nga jashtë Prishtina për trajtim, teksa thonë se as terminet nuk respektohen.
Për ndryshimin e situatës rekomandohet shpërndarja e shërbimeve onkologjike edhe në tjera spitale.