Haradinaj: Kurti vendosi të shkojë në zgjedhje kur e bëri Qeverinë, pa krijuar koalicion për presidentin

Prishtinë | 21 Pri 2026 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur para seancës së Kuvendit për çështjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.

Ai, ka thënë se Kurti ka vendosë të shkojë në zgjedhje në kohën kur e ka bërë Qeverinë pa krijuar një koalicion edhe për presidentin.

“Nuk besoj që është ofertë së pari, dhe nuk është qëllimi të oferta sa është vetëm te shfrytëzimi i kësaj kohe që ka mbetë me e hargju këtë kohë pa e kry punën që i takon me kry. Pra, Kurti ka vendosi me shkua në zgjedhje në kohën kur e ka bërë Qeverinë pa krijuar një koalicion edhe për presidentin ose në kohën kur e ka votuar buxhetin pa bërë marrëveshje me subjektet opozitare për ndonjë projekt, për ndonjë temë të caktuar dhe këto janë një lloj kamufllazhe e tij për fat të keq ai po tallet me të gjithë ne, me gjithë Kosovën, po shkon drejt zgjedhjeve, veç e ka përgatit një pako financiare që synon me e shkep para zgjedhjeve disa ditë me një pension plus dhe disa shtesa të tjera. Ai e ka gjet formulën mos me punu katër vjet, mos me zhvillu vendin, mos me i rrit pagat ”, ka thënë ai.

Të ngjashme