Ministrat e jashtëm evropianë kanë rënë dakord të zgjerojnë sanksionet ndaj Iranit në përgjigje të kufizimeve të Teheranit për transportin në ngushticën e Hormuzit.
“BE-ja tashmë ka sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Iranit, por sot ne gjithashtu arritëm marrëveshjen politike për të zgjeruar regjimin tonë të sanksioneve për të shënjestruar edhe ata që janë përgjegjës për shkeljet e lirisë së lundrimit”, tha shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Kaja Kallas.
BBC raporton se në takimin e tyre në Luksemburg, ministrat theksuan se liria e lundrimit është e panegociueshme.
Trafiku në ngushticën e Hormuzit është ndaluar efektivisht nga Irani që nga fillimi i luftës, pasi anijet mbeten të kujdesshme mes armëpushimit mes ShBA-së dhe Iranit.
Kujtojmë që nesër pritet të zhvillohen vazhdimi i negociatave mes dy palëve në Islamabad të Pakistanit, ndërsa deri më tani, vetëm ShBA-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen kurse Irani nuk ka dhënë ndonjë përgjgije zyrtare.