Ka nisur sot zyrtarisht garimi i vajzave në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Shkollave, që organizohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe institucionet përkatëse të sportit shkollor.
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se pas edicionit të parë të suksesshëm të Ligës së Shkollave, ky projekt zhvillimor është zgjeruar tashmë edhe me futbollin e vajzave, me synim për të rritur përfshirjen e tyre aktive në sportin shkollor dhe duke krijuar mundësi të barabarta për talentet e reja.
“Ky aktivitet është gjithashtu në përputhje me një nga shtyllat kryesore të strategjisë së FFK-së, barazinë gjinore në futboll, duke synuar fuqizimin e vajzave dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në të gjitha nivelet e garave. Suksese për të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe urojmë për një tjetër një edicion të suksesshëm garash!”, thuhet në njoftim.