LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Haxhiun për datën e zgjedhjeve

Prishtinë | 29 Pri 2026 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për konsultime për datën e zgjedhjeve.

Besian Mustafa nga LDK konfirmoi për Klankosova.tv se në takim do të marrë pjesë, Jehona Lushaku-Sadriu.

Kujtojmë se Haxhiu sot fillimisht e ka takuar kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, me të cilin kanë diskutuar për procesin zgjedhor, që duhet të mbahet brenda 45 ditësh.

Kjo situatë erdhi pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, e që dita e fundit ishte dje, 28 prilli.

Të ngjashme