Dështon sërish zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së, rishpallet konkursi

Prishtinë | 30 Pri 2026 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Ka dështuar sërish zgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), raporton Ekonomia Online.

Kjo për shkak se edhe në raundin e dytë kandidati Besnik Bislimaj ka marrë pesë vota, ndërsa kandidati tjetër, Rrustem Thaçi, ka marrë gjithashtu pesë vota.

E, për shkak të barazimit të votave, procesi ka dështuar dhe konkursi do të rishpallet pas 15 ditëve.

Gjithashtu në këtë mbledhje është miratuar shpallja e konkursit për Kryetar të Gjykatës Administrative.

Ndërsa është formuar edhe komisioni vlerësues për intervistimin, vlerësimin si dhe rekomandimin e kandidatëve për Kryetar të Gjykatës Administrative.

Afërdita Bytyqi është shpallur kryesuese e komisionit, ndërkaq anëtarët janë: Bashkim Hyseni, Fahret Velija dhe Ivana Milenkoviq.

Të ngjashme